Kosova për 15 vjet do të ketë më pak banorë se që ka tash Foto: Driton Paçarada / Koha

Kosova për 15 vjet do të ketë më pak banorë se që ka tash

25 March 2019 21:46

Kosova pritet të ketë më pak banorë se që ka tash për 15 vjet.

Kështu ka thënë Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave e Kosovës. Ai në Puls të KTV-së ka thënë se Kosova pritet të ketë 1.4 milion banorë për 15 vjet.

Sipas tij, shtimi natyror në vitin 2031 do të jetë zero, pasi lindjet dhe vdekjet pritet të jenë në nivel të barabartë.

Ai po ashtu ka dhënë statistika për qytetarët që janë larguar nga Kosova. Sipas të dhënave që ka publikuar ai, rreth 900 mijë kosovarë kanë ikur nga vendi prej vitit 1968 e deri më 2017. Vetëm në gjashtë vitet e fundit kanë ikur rreth 180 mijë banorë e janë kthyer 50 mijë.

Mimoza Dushi, profesoreshë universitare, ka thënë se regjistrimi i fundit i popullsisë nuk është bërë si duhet. Më 2011, sipas saj nuk janë regjistruar rreth 600 mijë qytetarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme