Jahjaga thotë se dënimi i vrasësit të Pajazitajt dëshmon se e vërteta mund të gjendet

Jahjaga thotë se dënimi i vrasësit të Pajazitajt dëshmon se e vërteta mund të gjendet

25 March 2019 20:09

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se e vërteta mund të gjendet nëse sistemi i drejtësisë funksionon si duhet, pasi vrasësi i Donjeta Pajazitajt u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjykata Themelore e Pejës sot dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen para katër vjetësh.

“Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit! Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për ta dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e së ndjerës dëshmon se e vërteta mund të gjindet nëse sistemi funksionon si duhet!” ka shkruar ajo në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme