Lindjet nga të miturat po ndodhin për shkak të mungesës së edukimit seksual

Marigona Hajdaraj 25 March 2019 21:05

Lindjet në moshën e adoleshencës, shoqërohen me komplikime të mëdha, duke përfshirë lindjet e parakohshme, fetusin me deformime etj.

Në Kosovë, martesat bëhen tradicionalisht në moshë të re, prandaj shtatzënia e hershme, është e planifikuar, raporton KTV.

Shefi i sallës së lindjes në Klinikën e Gjinekologjike në Prishtinë, Selman Demolli, shpjegon arsyet e shtatzënisë së hershme.

Sipas Demollit, në shumicën e vendeve të zhvilluara, shtatzënia në adoleshencë konsiderohet si “sëmundje sociale”.

E sociologia, Dhurata Prokshi, thotë se shpeshherë këto martesa të hershme bëhen me miratimin e prindërve dhe më së shumti janë të prekura komunitetet RAE.

34 raste në 1 mijë lindin nën moshën 18-vjeçare në Kosovë, sipas të dhënave të Klinikës Gjinekologjike.

Ndryshe, për shkak të moshës së re, këto lindje shumicën e rasteve duhet të kryhen me prerje cezariane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme