Tuberkulozi në Kosovë ka shkallë të ulët të vdekshmërisë

Marigona Hajdaraj 25 March 2019 20:41

Më shumë se 700 persona janë identifikuar me tuberkuloz vetëm gjatë vitit 2018, në Kosovë.

Qytetarët thonë se janë të informuar për simptomat e kësaj sëmundjeje, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo ditë më shumë se 4000 persona në botë vdesin nga tuberkulozi, derisa gjatë 2017- s, kanë vdekur 230 fëmijë.

Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, tregon se tuberkulozi është sëmundje vështirë e dallueshme dhe ngjitëse.

Sipas saj, edhe pse ka rënie të vdekshmërisë nga tuberkulozi, ende duhet që të luftohet deri në eliminimin e sëmundjes.

Të hënën, që ishte Dita Ndërkombëtare e Tuberkulozit, Programi Kombëtar kundër tuberkulozit, ka organizuar diskutim për këtë sëmundje.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se sëmundja e tuberkulozit, ende vazhdon të jetë një ndër sëmundjet infektive më vdekjeprurëse.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme