Në kazermën në Ferizaj përfundon faza e testit fizik për rekrutë të FSK-së, në mesin e tyre edhe serbë

Arbnora Luta 25 March 2019 19:21

Është grupi i fundit i kandidatëve për rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po i nënshtrohet testit fizik.

Rreth 6600 konkurrentë e kanë kryer këtë test dhe atë të inteligjencës brenda 19 ditëve, raporton KTV.

Arlind Ademi thotë se motiv kryesor që të kandidojë ishte formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Në mesin e aplikantëve që në ditën e fundit i janë nënshtruar këtyre testeve kanë qenë edhe rreth 200 persona nga komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Gjenerali Skënder Zhitia thotë se deri tash procesi i testimit ka shkuar pa asnjë problem.

Ai tregon që pas kësaj faze të testimit kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen intervistës me gojë dhe me shkrim.

Por, kandidatët për të qenë pjesëtarë të FSK-së do të duhet të kalojnë edhe disa faza të tjera.

Nga 6600 kandidatë për rekrutë të FSK-së do të pranohen vetëm 650.

Rezultatet e testimit fizik dhe atij të inteligjencës pritet të publikohen nga java e ardhshme në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme