MTI, OEK dhe Dogana me memorandum për promovim të portalit për tregti

MTI, OEK dhe Dogana me memorandum për promovim të portalit për tregti

25 March 2019 14:44

Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, për të promovuar portalin për tregti “Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare”, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të dërguar medieve, udhëzuesi për Tregti Ndërkombëtare ka për qëllim të ndihmojë eksportuesit dhe importuesit e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë për të kryer transaksione ndërkombëtare të tregtisë, transmeton Koha.net.

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, tha se përmes kësaj platforme kompanitë do të marrin informacionet e nevojshme.

“Bashkëpunimi jonë institucional tregon qartë për gatishmërinë e Kosovës për rritjen e transparencës, veçanërisht në aspektin e tregtisë. Ne në kuadër të këtij projekti, kemi identifikuar për herë të parë lejet e dhe licencat e nevojshme që lëshuara nga autoritetet Kosovare në fushën e tregtisë, të cilat gjinden në këtë portal”, tha Rreci, transmeton Koha.net.

“Memorandumi i nënshkruar sot parasheh bashkëpunimin në përditësimin e të dhënave ekzistuese, plotësimin e saj me të dhëna të reja dhe promovimin e kësaj platforme me qëllim që të rritet besueshmëria e kompanive në lidhje me informacionin e ofruar në të.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme