Mustafa: Avokati Kelmendi punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga Serbia

Mustafa: Avokati Kelmendi punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga Serbia

25 March 2019 14:01

​Në 20 vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastrioti dhe Kushtrimi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ata u rrëmbyen dhe më pas u ekzekutuan.

Sipas Mustafës, Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, po bëhen 20 vite kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve.

Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit.

Bajram Kelmendi poashtu la gjurmë të pashlyeshme si aktivist dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Familja Kelmendi me veprën sublime dhe aktivitetin e tyre politik dhe atdhetar do të përkujtohen gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së avokatit Bajram Kelmendi. Lavdi për djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme