Arbëri

“Rusia do ta përkrahë çdo kërkesë të Serbisë për Kosovën”

Foto: Koha

Qëndrimi i Rusisë është se ajo do të përkrahë çdo kërkesë të Serbisë për Kosovën si dhe do të përkrahë çdo kërkesë të Beogradit ndaj Moskës, ka thënë për Veçernje novosti deputeti i Dumës ruse Jevgenij Primakov.

“Ne na takon që të respektojmë të drejtën e Serbisë në provincën jugore dhe Rusia është garantuese se Serbia nuk do të humbë në atë proces”, citohet të ketë thënë ai, transmeton Koha.net.

“Përkrahim çdo vendim të kreut shtetëror serb rreth fatit të Kosovës nëse ai merret me konsensus politik dhe nëse zgjidhja nuk provokon konflikt qytetar. Për Rusinë më e rëndësishmja është prona dhe siguria personale e serbëve në Kosovë”, ka thënë Primakov.

Siç e prezanton gazeta serbe, deputeti është nip i Jevgenji Maksimoviq Primakovit, i cili cilësohet më meritori për arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës dhe të Rezolutës 1244.

Sipas kësaj gazete, Jevgenij Maksimoviq në vitin 2009 i pari kishte folur për ndarjen e Kosovës.