Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20-vjetorin e saj masakrës në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc.
Limaj ka thënë se në këtë përvjetor kujtojmë civilët e pafajshëm të moshave e gjinive të ndryshme të vrarë nga forcat ushtarake e policore serbe.
“20 vite pas kësaj masakre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë dalë para drejtësisë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.
Limaj ka thënë se si Qeveri, por edhe si Delegacion Shtetëror nuk do të heqin asnjëherë dorë së kërkuari drejtësi për sa kohë që kryerësit e krimeve në Kosovë nuk e marrin dënimin e merituar.
-
25 mars 2019 13:58
-
Shpërndaje në: