Arbëri

Koci: Martirët e familjes Kelmendi

Avokati Arianit Koci në profilin e vet të Facebookut ka përkujtuar 20 vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe bijve të tij Kastriot dhe Kushtrim nga forcat pushtuese serbe, transmeton Koha.net.

Vrasjen e tyre, Koci e ka quajtur martirizim.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Martirizimi i Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit ka qenë uvertyra e lirisë sonē.

Vdekja e tyre na ka tronditur thellë.

Sidoqoftë, jam i bindur që martirët Kelmendi, pa asnjë dilemë e kishin sakrifikuar vetën për kombin dhe shtetin - në çdo kohë.

Axha Bajram, Kaqë dhe Kushtrim: na mungoni shumë.

Me ju tash është bashkuar edhe tezja Nekibe - nana që stoikisht e përballoi humbjen e juaj. Nana që ka pasur forcë të na ngushēlloj neve, për humbjen e juaj - më të afërmit të saj!

Nana që vazhdoi shtetndërtimin - rrugës së patriotit Bajram Kelmendi.

Sidoqoftë, fakti që liria e jonë ēshtë fituar edhe me sakrificēn tuaj, na lehtëson dhimbjen për juve.

Krenar me ju!”.