Presidenca Clinton kujton nisjen e bombardimeve

Presidenca Clinton kujton nisjen e bombardimeve

24 March 2019 23:23

Faqja e Qendrës Presidenciale Clinton në Facebook ka kujtuar 20-vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve ndaj forcave serbe, për t’i dhënë vulë çlirimit të Kosovës.

“Presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëhequr koalicionin e NATO-s, që ndali shtypjen e civilëve të pafajshëm dhe i dha fund luftës, duke sjellë stabilitet e paqe të qëndrueshme në Evropën Jugore”, thuhet në postim ku theksohet se ishte gjenerali Wesley Clark që udhëhoqi fushatën ajrore.

78 ditë bombardimi në fokusin e fotografit të Kohës Ditore, Alban Bujari

“Amerika ka përgjegjësi të qëndrojë me aleatët tanë kur përpiqen të shpëtojnë jetë të pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë e stabilitetin në Evropë. Këtë po e bëjmë në Kosovë”, kishte thënë Bill Clinton më 24 mars 1999.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme