Djepi nga shqiponja te duatë

Djepi nga shqiponja te duatë

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 24 March 2019 09:30

Dhjetëra djepa qëndrojnë të vendosur në një rrugicë të vogël që shpie tek Tregu i Gjelbër në Prishtinë. Këtu është adresa e vetme në kryeqytet, ku të interesuarit mund të pajisen me “shtratin” tradicional të bebeve.

Në dy lokalet ku shiten ata janë të ekspozuara modelet nga shqiponja e deri te duatë në arabishte. Shitësit tregojnë se shqiponjat janë kërkuar pas luftës e viteve të fundit janë shtuar kërkesat për arabishten, shkruan sot Koha Ditore.

Këto ndryshime traditash, sipas tregtarëve, janë bërë me kërkesë të qytetarëve. Shitësit thonë se në ditët e sotme po preferohen djepat me ndonjë lutje fetare, që mendohet se mund t’i mbrojë fëmijët nga e keqja.

Sociologët vlerësojnë se grupe të ndryshme shoqërore dhe ideologjike po instalojnë, përhapin dhe promovojnë vlera e simbole të ndryshme identitare, mesazhe që lidhen me projektimin e ardhmërisë individuale dhe kolektive.

Rifat Gërbeshi, nga Marevci i Prishtinës, ka 40 vjet që shet djepa në Prishtinë. Bashkë me djalin e tij punojnë në punëtorinë e tyre në Hajvali dhe më pas i nxjerrin në treg. 74-vjeçari tregon se në vitet e fundit ka rënë interesimi për blerjen e këtij shtrati për fëmijë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme