Drecun: Shtabi i destabilizimit të Serbisë gjendet në Shkup Foto: Koha

Drecun: Shtabi i destabilizimit të Serbisë gjendet në Shkup

23 March 2019 11:42

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, në TV Happy ka folur për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe e ka vlerësuar atë si “politikan të rrezikshëm i gatshëm për të përdorur edhe dhunë që të arrijë në pushtet”.

Sipas tij, qëkur Zaevi është në pushtet, në Shkup gjendet shtabi për destabilizimin e Serbisë dhe për ndryshimin me dhunë të pushtetit, transmeton Koha.net.

“A e shihni se ç’politikan i prishtë është Zaevi, cinik, sa i gatshëm është për të provokuar edhe dhunë për ta marrë pushtetin. Dhe ç’politikan i rrezikshëm që është. Unë disa herë kam thënë se qëkur ka ardhur ai në pushtet, në Shkup gjendet shtabi për destabilizim të Serbisë, për ndryshimin e me dhunë të pushtetit. S’e kam thënë këtë përmendësh”, citon novosti të ketë thënë Drecun.

Ka theksuar se pjesë përbërëse e asaj që kërkojnë protestuesit është edhe autonomia për Sanxhakun, hap i parë për shkëputjen e kësaj pjese nga Serbia.

“Ndoshta i bie dikujt ndër mend atë që kishin bërë ata në Maqedoni me atë grupin terrorist (grupi i Kumanovës). Ndoshta Ramush Haradinaj e shfrytëzoi situatën për të bërë kërdinë. Jo në Serbi, por në Beograd, në Novi Pazar. Kur ka njerëz që shëtitën me fantomka, asnjëherë s’e dini kush është nën atë fantomkë dhe çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë ka më vete”, ka deklaruar Drecun.

Sipas tij, Zaevi kishte kërkuar ndihmën e Serbisë për ta rrëzuar nga Nikola Gruevskin por “Serbia nuk kishte dashur të përzihej në punët e brendshme të Maqedonisë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme