​Fundjava e ngrohtë dhe me diell Foto: Koha / ilustrim

​Fundjava e ngrohtë dhe me diell

23 March 2019 08:20

Anticikloni mbi Evropën Qendrore dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen gjatë fundjavës mbi rajonin tonë, që do të kushtëzojnë mot të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Për ditën e sotme, temperatura minimale pritet të jetë 2 gradë celsius, ndërsa ajo maksimalja 17 gradë celsius, njofton IHMK, transmeton Koha.net.

Edhe për nesër është paralajmëruar mot i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 3 gradë celsius minimalja deri në 18 gradë celsius maksimalja.

Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie në fillim të javës së ardhshme me mundësi për shi, ndërsa në vise malore edhe borë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme