Heshtin kërkesat për taksën Foto: Koha

Heshtin kërkesat për taksën

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 23 March 2019 07:07

Kërkesa për pezullimin e taksës ndaj importeve me vend origjine Serbinë është dëgjuar këtë javë vetëm në Beograd. Lidershipi në Kosovë dhe as ndërkombëtarët nuk e kanë përmendur atë.

Zyrtarë amerikanë, sikurse edhe ata të BE-së, në pjesën e parë të marsit, sikurse edhe në dy muajt paraprakë, patën shtuar presionin ndaj Qeverisë, me synimin për të pezulluar tarifën në shkallë 100 për qind për importet nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina. Kjo për shkakun që zyrtarët e Serbisë refuzojnë t’i kthehen dialogut me Kosovën, për aq kohë sa masa mbetet në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për publicistët si Imer Mushkolaj, ka një arsye pse duket të jetë ndalur përkohësisht presioni ndërkombëtar për taksën.

“Marrë parasysh se një marrëveshje me Serbinë është e pamundur të arrihet deri në qershor, siç mendohej më herët, shkaku edhe i zgjedhjeve brenda Bashkimit Evropian, atëherë qendrat ndërkombëtare të vendosjes duhet ta kenë parë të arsyeshme që të mos nguten me dialogun, respektivisht heqjen e taksës”, i ka thënë gazetës Mushkolaj. “Mund të ndodhë që ndërkohë është duke u përgatitur ndonjë strategji dalëse nga situata, respektivisht negocimi i taksës, në mënyrë që procesi i dialogut të rifillojë në qershor, pasi që edhe Serbia t’i ketë bërë disa veprime që do të çonin drejt heqjes së taksës nga Prishtina dhe heqjes së kushtit për dialog nga Beogradi”... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

tonca25/03/2019 15:40

kjo puna e takses e knaqi Sebien , kurse keta plehrat tane po pasurohen tashe me kontrabande ,si puna e kasinove

Shto koment

Të ngjashme