Varroset nëna e Heroit Edmond Hoxhës, merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj

Varroset nëna e Heroit Edmond Hoxhës, merr pjesë edhe kryeministri Haradinaj

22 March 2019 15:48

Është varrosur sot në Junik Nurije Hoxha, nëna e Heroit të Kosovës, Edmond Hoxha. Në varrimin e saj morën pjesë shumë qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të djalit të kësaj nëne, ndër ta edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Para të pranishmëve të shumtë, kryetarë të komunave, deputetë, familjarë të bashkëluftëtarëve të Edmondit, Hakif Zejnullahut, Ilir Konushevcit dhe Zahir Pajazitit, si dhe personalitete të tjera, kryeministri Haradinaj tha se sot ka dhimbje Juniku, Dukagjini dhe tërë Kosova.

Image

“Po i japim lamtumirën e fundit nënës Nurije, nënës së Heroit të Kombit, Edmond Hoxha dhe nënës së atdhetarit të shquar, të burgosurit politik Xhavit Hoxha, njëkohësisht nënës së të gjithë luftëtarëve, gjithë atyre që janë përpjekur për liri”, tha kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se ndihet pak më i lehtësuar, për faktin se fizikisht është në Junik për t’i dhënë lamtumirën nënës Nurije, e cila ishte shembull i një nëne shqiptare që ka rritë djem, jo për vete, por për atdheun.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme