Arbëri

Mbahet simpoziumi ekonomik Francë-Kosovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj mori pjesë në simpoziumin ekonomik Francë-Kosovë.

Në këtë ai deklaroi se Kosova dhe shtetndërtimi i saj janë storie suksesi falë miqve dhe aleatëve të saj, siç është Franca, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Hoxhaj theksoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës. Ai shtoi se Kosova ka arritur ta përdorë MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë.

“Prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës. Megjithëse si shtet i ri kemi shumë sfida, kemi arritur që ta përdorim MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë”, tha Hoxhaj, në fjalën e tij në simpoziumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Francës.