Sigurohet mbështetje e Bankës Botërore në projektet e ujitjes

Sigurohet mbështetje e Bankës Botërore në projektet e ujitjes

21 March 2019 20:31

Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë avancimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, pas një takimi të zhvilluar me zyrtarët e Bankës Botërore.

Me këtë rast, ministrja Zhiviq ka theksuar rëndësinë e projekteve të Bankës Botërore në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij, David Michaud, menaxheri i praktikës për praktikën globale të ujit, shprehi përkushtimin e tyre që të vazhdojnë të mbështesin sektorin dhe konkretisht të investojnë në zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, bëhet e ditur nga një njoftim dërguar medieve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme