Mikrofinancat, zgjidhje për bizneset e vogla Artikull i sponsorizuar

Mikrofinancat, zgjidhje për bizneset e vogla

21 March 2019 15:14

Qyteti Udine, bashkë me ekipin e vet Udinese mund të jenë mbi 1000 kilometra larg Prizrenit, por kjo nuk e ka penguar prizrenasin Arlind Bytyqi që në mars të vitit 2015 të hap në qytetin e tij një kafeteri me këtë emër.

Megjithë emrin unik, qëllimi i Arlindit nuk kishte qenë përkrahja e ekipit mesatar nga Liga superiore italiane, por afirmimi i brendit të kafesë me të njëjtin emër Udinese Caffe.

Pasi kishte marrë një kredi të vogël nga AFK, Arlindi kishte marrë vendim ta quante kafeterinë me emrin Udinese pasi kishte qëllim që së shpejti të bëhej edhe distributor i kafesë me të njëjtin emër.

Që nga viti 2015 Arlindi kishte marrë edhe tri herë tjera kredi nga i njëjti institucion financiar për të përkrahur nevojat e biznesit të tij.

Më në fund në vitin 2018 ai arrin që të nis edhe biznesin e shpërndarjes dhe distribuimit të kafesë Udinese.

“Deri sot ka qenë shumë e dobishme, kam përdorur të gjitha paratë e kredisë për biznes dhe besoj qe ia vlejti. Biznesi po shënon rritje çdo vit në përqindje të vogël”, shtoi ai.

Në të ardhmen, Arlindi planifikon të zgjerojë distribuimin e kafesë dhe të rritë pikat ku ai shpërndan në 50 % më shumë. Sipas tij mundësia e kredive të shpejta përmes institucioneve mikrofinanciare është zgjidhje shumë e mirë për bizneset e vogla që nuk merren parasysh nga bankat e mëdha.

Sipas Shoqatës së Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës, Institucionet Mikrofinanciare si AFK, FINCA, KEP dhe KRK janë një shembull rajonal për përfshirjen financiare të bizneseve të vogla. Arsim Bruçaj, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës në një prononcim për media theksoi se rreth 40 mijë biznese të vogla dhe ekonomi bujqësore janë përfitues të kredive nga mikrofinancat si FINCA, KEP, KRK dhe AFK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme