Arbëri

Vdes nëna e heroit Edmond Hoxha, ngushëllon Haradinaj

Descriptive Text

Ka vdekur Nurije Hoxha, nëna e heroit të Kosovës, Edmond Hoxha.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Hoxha.

“Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edmond Hoxha ra heroikisht më 31 janar të vitit 1997 bashkë me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun në Pestovë të Vushtrrisë.

Postimi i plotë

I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nurije, nënës së Heroit të Kosovës, Edmond Hoxhaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi, rriti dhe edukoi një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Edmondi, e meriton respektin tonë të përjetshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxhaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nurije. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!