Ministri i Jashtëm i Malit të Zi po qëndron në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi po qëndron në Prishtinë

21 March 2019 08:09

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, po qëndron në vizitë zyrtare në Prishtinë.

Darmanoviq ka ardhur një ditë më parë në Prishtinë, ku ka qenë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli dhe Darmanoviq do të zhvillojnë sot takime zyrtare në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Agjenda:

08:50 - Arritja e delegacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme;

09:00 – Takimi mes dy ministrave;

09:15 – Takimi në mes delegacioneve zyrtare;

09:50 – Ceremonia e nënshkrimit;

10:00 – Konferenca e përbashkët për media e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme