Deputeti i LDK-së e “paralajmëron” KTV-në

Deputeti i LDK-së e “paralajmëron” KTV-në

20 March 2019 23:17

Pas transmetimit të kronikës në Lajmet e Mbrëmjes, deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka kontaktuar gazetaren Ardiana Thaçi – Mehmeti duke i thënë se përfshirja në raportim e bashkëshortes së tij, Zana Gashi ka qenë tendencioze, dhe se ajo punon tash e një kohë të gjatë në BQK, siç në fakt edhe ka raportuar Kohavisioni.

Deputeti i ka sugjeruar gazetares që të shikojë procedurat dhe ligjet për gradim në këtë institucion.

Kur është lutur që të dërgojë një reagim, Gashi nuk ka pranuar ta bëjë këtë, por ka paralajmëruar: Nëse nuk kërkoni falje, më duhet të procedoj ligjërisht!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme