Hoti: Urgjent të shpallen të jashtëligjshme kazinot dhe lojërat e fatit

Hoti: Urgjent të shpallen të jashtëligjshme kazinot dhe lojërat e fatit

20 March 2019 22:49

Pas vrasjes së dytë në kazino në vend për pak ditë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të shpallë të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Pasi një i ri u vra sot në Lipjan, në vendin e tij të punës, Hoti ka thënë se “Kuvendi duhet të hedhë poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik”.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte një i ri qenka vrarë në Lipjan në kazino. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Kjo është një ditë zie tjetër për Lipjanin, pas aksidentit tragjik në Duhël, dhe për gjithë Kosovën.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kuvendi duhet të hedh poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

isuf21/03/2019 13:42

Fillimisht ngushllime të sinçerta familjarve të të vdekurit. z.Hoti nuk jam ithtar i lojerave të fatit por,si ligjvenes eshte obligimi i juaj dhe i kolegeve tuaj të tjere që të përpiloni ligje adekuate dhe kritere të rrepta për çdo aktivitet legal. Me dy -tri vrasje nuk mbyllet komplet nje dege biznesore. Po të qendronte kjo ,fillimisht do të duhej të mbyllet qarkullimi i automjeteve,sepse në rrugë kemi më shumë viktima të pafajshme,pastaj Artarët ,pastaj Bankat sepse edhe ne këto biznese ka veprime kriminale dhe të demshme për sigurin publike,ku viktima zakonisht janë njerëz të pafajshëm.

Shto koment

Të ngjashme