Daçiq gjatë konferencës së OKB-së falënderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Daçiq gjatë konferencës së OKB-së falënderon shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

20 March 2019 20:45

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka falënderuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Daçiq ka thënë se me mosnjohje të Kosovës këto vende demonstrojnë angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Serbia vazhdimisht i përmbahet pikëpamjes se, çështjet kontestuese mund të zgjidhen vetëm me respektimin e plotë të këtyre parimeve dhe përmes dialogut që synon arritjen e kompromisit dhe zgjidhje të qëndrueshme", ka thënë Daçiq në konferencën e OKB-së në Buenos Aires, dedikuar për bashkëpunimin jug-jug.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme