Arbëri

Me protestë në Suharekë, kërkohet drejtësi e përgjegjësi pas vrasjes së të riut në kazino

Tri ditë pas vrasjes së rëndë që ndodhi në një kazino në Suharekë, banorët e fshatit Mushtisht prej nga ishte edhe i ndjeri Jetmir Aliu, kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për bashkëfshatarin e tyre.

Siguri në punë dhe siguri në komunikacion, kanë kërkuar banorët e këtij fshati derisa kanë thënë të jenë të tronditur me numrin e madh të të vdekurve në këtë fshatm raporton KTV.

Vëllai i të ndjerit Jetmir Aliu, Haxhi, ka thënë se vazhdojnë t’i kenë të paqarta arsyet e kësaj vrasjeje.

Pjesë e protestës ishin edhe familjarët e Krenar Jemenit, i cili vdiq një muaj më parë në vendin e tij të punës.

Ndërsa, kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar një peticion për ndalimin e veprimtarisë së kazinove të kundërligjshme në Suharekë.

Një ditë më parë Gjykata Themelore në Prizren caktoi një muaj paraburgim për rreshterin e policisë SH.S, i cili dyshohet se me armën e tij zyrtare vrau të riun nga Suhareka.