Surroi: Dënimi i Karaxhiqit nuk e liron Bosnjë e Hercegovinën

Surroi: Dënimi i Karaxhiqit nuk e liron Bosnjë e Hercegovinën

20 March 2019 18:22

Për publicistin e shkrimtarin, Veton Surroi, dënimi me burgim të përjetshëm për Radovan Karaxhiqin, nuk e liron Bosnjë e Hercegovinën, meqë sipas tij, rendi i saj juridik është prodhim i drejtpërdrejtë edhe i gjenocidit për të cilin u dënua Karaxhiqi.

Në një prononcim në profilin e tij në Facebook, të shkruar edhe në gjuhën boshnjake, Surroi ka shkruar se “Radovan Karaxhiqit iu konfirmua në shkallën e apelit dënimi për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”.

“Ka marrë burgim të përjetshëm. Me këtë nuk u lirua Bosnja e Hercegovina. Rendi i saj juridik është prodhim i drejtpërdrejtë edhe i gjenocidit për të cilin u dënua Karaxhiqi”, ka shkruar Surroi, përcjell Koha.net.

“Dënimi i Karaxhiqit nuk është lirim i Bosnje e Hercegovinës dhe nuk do të jetë përderisa pretendohet që ardhmëria e qytetarëve të saj të ndërtohet mbi harresën kolektive”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme