Meta: Dënimi për Karaxhiqin jo vetëm drejtësi e vonuar, por thirrje për të mos e harruar gjenocidin

Meta: Dënimi për Karaxhiqin jo vetëm drejtësi e vonuar, por thirrje për të mos e harruar gjenocidin

20 March 2019 17:14

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e cilësoi drejtësi të vonuar dënimin e sotëm të kriminelit Radovan Karaxhiq, nga Gjykata e Hagës me burg të përjetshëm.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Karaxhiqin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha, një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e gjenocidin që buron prej saj”, tha presidenti, përcjell ATSH.

Meta tha se “ky vendim është një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme