Arbëri

ShSKUK-ja do t’i shpenzojë edhe 750 mijë euro për hemodializë

Foto: Koha

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK) ka hapur tender për servisim të pajisjeve për hemodializë, ndaras nga tenderi për furnizim me material shpenzues.

Kontrata për këtë tender është kontratë kornizë trevjeçare, me çmim rreth 750 mijë euro. Ndonëse tenderi aktual për hemodializë i kushton MSh-së më lirë se kontrata e vjetër, kontrata e kaluar kishte përfshirë edhe servisimin pa kosto shtesë nga tenderi për material shpenzues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto janë faktet që i ka konfirmuar “Koha Ditore”, të cilat nuk janë identifikuar në raportin e monitorimit të kontratave për furnizim me material shpenzues për hemodializë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), të publikuar të martën. Ky institucion ka dalë me gjetje të tjera për tenderët për hemodializë, për vitin 2018.

Liridona Behrami ka bërë prezantimin e raportit, ku tha se në këtë raport janë analizuar tri kontrata publike lidhur me furnizimin me material shpenzues për hemodializë, të cilat ishin zhvilluar gjatë vitit 2018.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)