Arbëri

Sipas Musliut, mediat janë frymëzim për terroristët

Descriptive Text

Mediat konsiderohen si ushqim për terrorizmin modern thotë eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se kjo ndodh meqë veprimet e tyre përmes shpërndarjes dhe transmetimit në media marrin jehonë.

“Fryma e cila më së shumti e frymëzon terrorizmin janë mediat. Terrorizmi modern llogarit pikërisht në këtë, në zhvillimin e shpejt të mediave dhe teknologjisë në numrin e madh të mediave dhe në vëllimin e madh të armëve, prodhimtarisë”, ka thënë Musliu.“Si problem global është edhe transmetimi i këtyre akteve terroriste nga mediat”.

Ai përmendi rastin e “Brigadave të Kuqe” të viteve ’70-ta, që ishin në aksion si grupe terroriste në kidnapim e vrasje të politikanëve dhe njerëzve të biznesit, për të bërë presion në pushtet.

“Komisari kryesor i policisë italiane dhe ministri i Brendshëm bashkë me mediat marrin vendim që të mos i transmetojnë më”, shpjegon Musliu.“Pas gjashtë muajsh brigadat e kuqe e shpallin që nuk ekzistojnë më për shkak të mos transmetimit dhe mos mundësisë që të jenë prezent”.