Arbëri

Qeveria miraton raportin e DASH-it për të drejtat e njeriut në Kosovë

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar materialin me gjetjet për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kja thënë se qëllimi i kësaj mbledhje është që gjetjet e raportit të elaborohen.

DASH identifikon disa shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë

“Propozoj një raportim me etapa tremujore, që të ndodhë në gjysmën e qershorit. Ne mundemi si qeveri që të gjeturat të miratohen sot”, ka thënë Haradinaj, raporton KP.

Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar edhe propozim vendimi për publikimin e veçantë në formë të shtypur në shkrimin brail të legjislacionit të publikuar në gazetën zyrtare, i përzgjedhur pjesërisht me qëllim te ofrimit të qasjes në informim për personat e verbër.