O'Connell i shqetësuar me punësimet politike, Veseli e Haradinaj e pranojnë se ato janë në nivel të lartë

Arbnora Luta Arbnora Luta 18 March 2019 19:11

Rastet e punësimeve politike në Telekomin e Kosovës e kanë shqetësuar ambasadorin britanik në Kosovë, Ruari O’Connell.

O’Connell, teksa ka përmendur punësimet në këtë ndërmarrje, ka thënë se profesionistët po penalizohen në favor të nepotizmit, raporton KTV.

Sipas tij, Kosova ka shënuar kthim mbrapa në procesin e rekrutimit për pozita të larta nëpër institucione publike.

Në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, ai ka thënë se shembull konkret është edhe emërimi i drejtorit të Agjencisë për verifikim dhe krahasim të pronës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, pranuan se situata nuk është e mirë.

Ambasadori britanik pati reaguar ashpër dhe nuk ishte pajtuar me zgjedhjen e Naser Shalës në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ku dha edhe dorëheqje nga kryesimi i Bordit të kësaj Agjencie.

Ambasada britanike ka tri vjet që mbështet projektin për Rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme