Serbët e Kosovës e mbrojnë Vuçiqin nga opozita

Serbët e Kosovës të gatshëm të mbrojnë institucionet në Serbi, thotë Simiq

17 March 2019 15:50
18:19

Në Mitrovicën e Veriut, me rastin e trazirave në Beograd gjatë demonstratave të sotme të një pjese të opozitës, janë mbledhur spontanisht një grup i serbëve, të cilët janë shprehur të gatshëm të shkojnë në Serbi, me qëllim, siç thotë nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, për të mbrojtur institucionet shtetërore të Serbisë.

“Sot dhe dje, patëm rastin të shohim se në Beograd po përpiqen të shkatërrojnë institucionet e Serbisë dhe përpiqen të okupojnë autoritetin legjitim dhe ligjor, për të marrë pushtetin nga njerëzit për interesa të xhepave të tyre”, tha Simiq.

“Ne jemi të gatshëm nëse ne duhet ta mbrojmë Serbinë nga ata që e perceptojnë atë si një vend ku mund të marrin paratë që u nevojiten, pa i shkaktuar absolutisht ndonjë shqetësim njerëzve të zakonshëm”, shtoi ai.

Ai iu bëri thirrje serbëve të mos bien në provokimet e Djilas, Jeremiq, Obradoviq dhe theksoi se është e nevojshme të mos iu japin armiqve mundësinë për t’u gëzuar për atë që po ndodh në Beograd, transmeton Ksp.

15:50

Serbët e Kosovës e mbrojnë Vuçiqin nga opozita

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili sipas raporteve më të reja nga mediat serbe ende gjendet në Presidencë, ka thënë se në Kosovë populli serbë ka filluar të tubohet në mënyrë që të niset në Beograd për ta mbrojtur.

“Nuk ka nevojë të më mbrojnë sepse banda fashiste e tajkunëve kurrë nuk do të qeverisë Serbinë”, ka thënë Vuçiq, duke aluduar në liderë të opozitës që po protestojnë në kërkesën e largimit të tij nga pushteti, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë Vuçiqi në rrjete sociale, ka publikuar foto nga relaksi i tij duke luajtur shah me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Vuçiqi nga Presidenca e rrethuar, ka folur edhe për atë që ai e ka quajtur ndjekje të serbëve nga Kosova para 15 vitesh.

Ai ka thënë se Serbia do ta mbrojë popullin e vet në Kosovë nëse ata që janë të ngarkuar për ta ruajtur nuk e bëjnë këtë.

Në fund ai ka theksuar se dëshiron marrëveshje kompromisi me Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme