Arbëri

Mustafa uron Talat Xhaferin

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka uruar Talat Xhaferin pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Koha.net.

Në urim Mustafa ka thënë:

Uroj zgjedhjen e Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.

Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidoj institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike.