Arbëri

Arrestohen 14 persona nga protesta e djeshme e opozitës në Shqipëri

Descriptive Text

Policia ka arrestuar 14 persona, të cilët dyshohet se gjatë protestës së djeshme të opozitës goditën me gjëra të forta efektivët e policisë. Ndërsa 8 protestues të tjerë janë shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ish-deputeti i Fierit, Luan Baçi po hetohet në gjendje të lirë, transmeton oranews.

Ndërkohë, shoqërimet në polici po vijojnë edhe në qarqet e vendit.