Arbëri

Vetëvendosje dënon dhunën në Shkup dhe reagimin e Tiranës e Prishtinës ndaj saj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje Glauk Konjufca sot ka dënuar zhvillimet e fundit në Maqedoni duke e fajësuar për dhunën e përshkallëzuar ish kryeministrin e këtij vendi, Nikola Gruevski, raporton KTV.

Konjufca lidhur me këto zhvillime ka thënë: “Ë është e qartë që shteti i Maqedonisë ka funksionuar si shtypës ndaj popullit shqiptar, sidomos me politikat e Gruevskit diskriminues i madh i VRMO-së duke filluar që nga përfaqësimi i shqiptarëve e duke vazhduar edhe në aspektin social dhe ekonomik. Gjendja e atjeshme karakterizohet me migrim, papunësi dhe vërehet një politik shumë të qartë anti shqiptare. Ky pushtet e ka ndaluar gjuhën shqipe si në arsim si në institucionale. Tek Gruevski kemi pa edhe dhunë duke shkretuar një lagje të tërë në Kumanovë përmes një terrori ushtarak brutal. Popullata për gjatë 10 viteve ka parë akte brutale dhe të dhunës gjatë gjithë kohës” dhe ka shtuar e Vetëvendosje dënon dhunën e Gruevskit e qëndron krah për krah me popullin, ndërsa solidarizohet me deputet e rrahur nga bandat e Gruevskit.

Ndërkaq deputeti Albin Kurti, derisa ka kritikuar Gruveskin dhe Ivanovin se lejuan që policia të reagojë me vonesë duke lejuar të ushtrohej gjithë ajo dhunë ndaj deputetëve tha se Prishtina dhe Tirana zyrtare nuk kanë reaguar ashtu siç duhet.

Sipas tij reagimet e Thaçit, Veselit ishin shumë të buta dhe neutrale karshi zhvillimeve që ndodhën.