Arbëri

LDK-ja i nis zgjedhjet e brendshme

Descriptive Text

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar sot kryetarët e degëve të LDK-së lidhur me, siç ka thënë ai, bashkërenditjen e procesit të brendshëm zgjedhor të partisë.

“Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brënda Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë”, potencoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa.