Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka mbërritur në Komisionin parlamentar Foto: Koha / ilustrim

Peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka mbërritur në Komisionin parlamentar

Dardane Neziri Dardane Neziri 16 March 2019 07:07

Peticioni për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, i cili është realizuar afro një muaj më parë me iniciativën e kryetarit të Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, nuk ka arritur ende në Komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe peticione.

Ky peticion ka qenë planifikuar që të shqyrtohet të premten gjatë mbledhjes së Komisionit. Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka konfirmuar se ende nuk e kanë pranuar atë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ende është gjendja e njëjtë, nuk e kemi marrë peticionin. Me sa duket nuk është adresuar ende nga Kryesia e Kuvendit në Komision. E dimë se prej Kryesisë ka shkuar në Qeveri. Ndërsa, ne jemi duke pritur”, ka shtuar Balje.

Ajo ka kërkuar nga kryetari Bahtiri që t’ia dorëzojë peticionin drejtpërdrejt Komisionit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme