Policia në Rahovec njofton se është gjetur një shumë e konsiderueshme parash, kërkon pronarin Foto: Ilustrim/Koha

Policia në Rahovec njofton se është gjetur një shumë e konsiderueshme parash, kërkon pronarin

15 March 2019 17:45

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec përmes një komunikate për media, ka njoftuar se me datën 12.03.2019 rreth orës 14:00, një qytetar, siç e cilëson policia të ndërgjegjshëm, nga Rahoveci, ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave, në rrugën "Mulla Cufa", në afërsi të semaforëve dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

“Përmes kamerave të sigurisë vërehet personi i cili ishte duke ecur në këmbë dhe nga pakujdesia i kanë rënë në trotuar një shumë e parave-monedha prej letre. Për shkak të pozicionit dhe objektivit të pa qartë që paraqet kamera e sigurisë, personi në fjalë ende është i panjohur për ne. Lusim të gjithë ata qytetarë të cilët kanë informata lidhur me këtë ngjarje të na ndihmojnë lidhur me identitetin e personit përmes ndonjë informate rreth ngjarjes së lartpërmendur, apo pronari i parave të humbura të paraqitet personalisht në SP-Rahovec për të dëshmuar identitetin e tij dhe për të vërtetuar pronësinë e parave, në mënyrë që të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme