Protesta e opozitës në Tiranë mobilizon 1200 forca policie

Protesta e opozitës në Tiranë mobilizon 1200 forca policie

15 mars 2019 14:43

Protesta e opozitës e njoftuar për t’u mbajtur të shtunën e 16 Marsit ka angazhuar rreth 1200 efektivë të policisë si edhe të Gardës së Republikës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato, RENEA do të jenë të dislokuarara në pjesën e pasme të Kryeministrisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”. Ndërmjet Kryeministrisë dhe Piramidës janë vendosur kordonë që do të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohe kamera të reja shtesë me rezolucion të lartë janë instaluar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Dyshime të uniformave blu janë se në protestën e opozitës mund të përfshihen edhe individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë. Ashtu si dhe në protestën e 16 Shkurtit Garda e Republikës mund të përdor gazin lotsjellës nëse do të tentohet të dëmtohet godina e Kryeministrisë. /abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme