BSPK-ja reagon lidhur me presionin që po i bëhet SBASHK-ut për kompensimin e ditëve të punës

BSPK-ja reagon lidhur me presionin që po i bëhet SBASHK-ut për kompensimin e ditëve të punës

15 mars 2019 14:42

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) si konfederata e vetme sindikale në vend që përfaqëson një mori federatash sindikale nën ombrellën e vet duke u bazuar në Ligjin nr. 04/L-011 për Organizmin dhe Veprimin Sindikal dhe ligjet tjera që rregullojnë këtë fushë në Republikën e Kosovës, shpreh reagimin e saj karshi presioneve që po i bëhen SBASHK-ut lidhur me kompensimin e orëve të punës për kohën sa ishin në greva.

“Të mos harrojmë se sipas Ligjit Nr. 03/L-200 për Grevat, greva definohet si ndërprerje e organizuar e punës nga ana e të punësuarve me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale nga marrëdhënia e punës. As Ligjin nr. 04/L-011 për Organizmin dhe Veprimin Sindikal dhe as Ligji Nr. 03/L-200 për Grevat nuk e parasheh asnjë lloj kompensimi të punës apo të dëmeve eventuale nëse grevat janë të ligjshme dhe të organizuar konform normave të ligjeve të aplikueshme në vend”, thuhet në reagim.

Jasharaj kushtëzon kompensimin e mësimit të humbur gjatë grevës

BSPK shpreh shqetësimin e thellë ndaj presioneve të tilla që po i bëhen SBASHK-ut dhe bënë thirrje që jo veç ndaj SBASHK-ut, por edhe ndaj asnjë sindikate tjetër të mos bëhet presion për kompensimin e kohës së humbur në punë derisa ishin në greva apo protesta të organizuara përmes respektimit të dispozitave ligjore për ta avancuar pozitën e punëtorëve.

“Lusim organet gjegjëse dhe deputetët e këtij vendi, që të mos ndikohen nga pamaturia e disa udhëheqësve të institucioneve tona për t’i përkrahur vendimet e njëanshme dhe tendencioze që po ndërmerren për të bërë presion ndaj sindikalistëve, në të kundërtën BSPK është e gatshme për një mobilizim të përgjithshëm të një vale të re të presioneve sindikale në mbrojtje të të drejtave sociale e ekonomike të punëtoreve që po shkelen çdo ditë”, përfundon reagimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme