BQK shënoi përvjetorin e vet me Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit

BQK shënoi përvjetorin e vet me Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit

15 mars 2019 12:42

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të themelimit, ka mbajtur sot diskutim për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit me temë: Roli i BQK-së në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

Me këtë rast, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se gjatë këtyre 20 viteve ky institucion ka ndikuar që vendi të ketë një sistem financiar modern dhe të shëndoshë, i cili me shumë sukses po realizon rolin e tij të ndërmjetësimit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Vend të rëndësishëm, sipas guvernatorit Mehmeti, kanë zënë aktivitetet, të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorit të shërbimeve financiare, duke u fokusuar në dy shtyllat kryesore të mbrojtjes së tij: shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve dhe edukimi financiar.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se përveç aktiviteteve për adresimin e shkeljeve të mundshme nga institucionet financiare në raport me të drejtat e klientëve, BQK-ja po punon intensivisht në edukimin financiar të publikut, i cili ka për qëllim që të rrisë sa më tepër shkallën e njohurive të publikut rreth produkteve financiare dhe të drejtave të tyre në raport me institucionet financiare.

Nga ana tjetër, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e shprehur gatishmërinë që të vazhdohet edhe më tutje bashkëpunimi mes dy institucioneve në mbrojtjen e konsumatorit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme