Gjermania premton mbështetje në fushën e energjisë

Gjermania premton mbështetje në fushën e energjisë

15 March 2019 11:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë, drejtorin e KfW, Rene Eschemann, kryeshefin e KOSTT-it, Ilir Shala, kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Arsim Janova, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në sektorin e energjisë, stabilitetin e energjisë elektrike në vend, kyçjen e burimeve të ripërtëritshme, përmirësimet në rrjet dhe partneritetin me institucionet ndërkombëtare në këtë fushë, njofton kumtesa qeveritare.

Në takim, Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe të Ambasadës gjermane, për kontributin e tyre, në fusha të ndryshme veçmas në sektorin e energjisë.

Duke vlerësuar rëndësinë e energjisë, kryeministri Haradinaj ka thënë se energjia është shtyllë e rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, parakusht i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe parakusht i mirëqenies së qytetarëve, transmeton Koha.net.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KfW, të Ambasadës gjermane, theksuan mbështetjen për Kosovën në fusha të ndryshme dhe në sektorin e energjisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme