“Shteti dhe Kisha nuk mund të kenë të njëjtin qëndrim për Kosovën”

“Shteti dhe Kisha nuk mund të kenë të njëjtin qëndrim për Kosovën”

14 March 2019 22:41

Analisti politik nga Beogradi Cvijetin Milivojeviq ka vlerësuar se Kisha Ortodokse Serbe (KOS) dhe kreu shtetëror i Serbisë nuk mund të kenë qëndrime të njëjta lidhur me Kosovën siç është njoftuar pas takimit të përfaqësuesve të pushtetit shtetëror me patriarkun serb Irinej dhe se ai njoftim ka qenë thjesht një mashtrim klasik i opinionit, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të kenë qëndrim të njëjtë Kisha e cila në Kuvendin e fundit ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nuk ka hequr dorë nga kjo tezë, derisa përfaqësuesit e shtetit nga të cilët Ivica Daçiq thotë se politika zyrtare kosovar (e Serbisë) është korrigjimi, Vuçiq thotë se kjo nuk është politika zyrtare, dhe Ana Bërnabiq e cila nuk ka lidhje se cila është politika e Qeverisë serbe për Kosovën”, ka thënë ai për agjencinë beta.

Milivojeviq ka thënë se ekzisont mudësia që patriarku të ketë hequr dorë nga politika kosovare e Kishës Ortodokse serbe porse Irinej duket se nuk e udhëheq politikën e Kuvendit.

Ai ka përfunduar se që të jetë arritur pajtimi i kishës me kreun shtetëror ashtu siç ka thënë kumtesa, është ose qesharak , ose mesazh i rremë për ta qetësuar popullin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme