Arbëri

Bërnabiqi i thotë Moore se Kosova s’mendon për dialogun dhe refuzon të arrihet kompromisi

Descriptive Text

Drejtori i përgjithshëm për Çështje Politike të Zyrës së Jashtme britanike, Richard Moore tha sot në Beograd në një takim me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, se është e nevojshme të vazhdohet me përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Ndërsa, Bërnabiqi tha se taksa ndaj mallrave serbe, formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe miratimi i një platforme për dialogun sipas saj, tregon se Prishtina “nuk mendon për dialogun dhe refuzon çdo mundësi për të kërkuar një zgjidhje kompromisi”.

Ajo gjithashtu tha se sjellja e Prishtinës ka ndikuar “negativisht në jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, por edhe në stabilitetin e të gjithë rajonit”.

Bërnabiq shfaqi shpresën se do të vijë deri te “një presion adekuat” nga bashkësia ndërkombëtare që do të çonte në heqjen e taksave dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut, transmeton KosovaPress.