Arbëri

Nesër seanca e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së nga Presidenti

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës bën të ditur përmes një komunikate se nesër do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Më tutje bëhet e ditur se seanca do të nisë në ora 10:00, transmeton Koha.net.

Rendi i ditës: Debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.