MIT-ja përkrah disa projekte lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt Foto: MIT

MIT-ja përkrah disa projekte lokale të Kaçanikut dhe Ferizajt

12 March 2019 14:41

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të martën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me krerët e Kaçanikut dhe Ferizajt. Këto marrëveshje bashkëpunimi u nënshkruan në frymën e mbështetjes së projekteve lokale nga MIT, që kanë për synim financimin e projekteve lokale që shkojnë përtej mundësive buxhetore të komunave.

Për komunën e Kaçanikut, MIT për vitin 2019 ka ndarë shumën prej 705.000 euro, për realizimin e pesë projekteve. Kurse Ferizaj nga MIT përfiton shumën prej 300.000 euro, për realizimin e projekteve të reja për këtë komunë.

Image

Për të gjitha projektet e mbështetura për këtë vit, janë bërë planifikimet buxhetore edhe për vitet në vijim, deri në përfundimin e plotë të tyre. Ministri Lekaj, duke i siguruar kryetarët e Kaçanikut dhe Ferizajt se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë, kërkoi nga ta që të jenë zbatues të mirë të projekteve që po financohen nga MIT, sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe ky duhet të mbetet prioritet i të dy niveleve të qeverisjes.

Dy kryetarët e komunave nënshkruese të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e falënderuan ministrin për përkrahje dhe u zotuan se realizimi i të gjitha projekteve në komunat e tyre do bëhet konform standardeve të kërkuara dhe në harmoni me afatet e përcaktuara për përfundimin e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme