Arbëri

27 muaj pas ngritjes së aktakuzës, gjykata do të nisë shqyrtimin e rastit “Toka” me Azem Sylën

Image

27 muaj pasi është ngritur aktakuza në rastin ‘Toka’ ku protagonist është edhe ish-deputeti u PDK-së, Azem Syla gjykata do të tentojë sërish të nisë shqyrtimin gjyqësor në këtë rast.

Ligjërisht për 27 muaj në këtë gjykatë për këtë rast ka arritur të përfundohet vetëm seanca fillestare kur është konsideruar e lexuar aktakuza.

Seanca është dashur të fillon nga ora 9 por trupi gjykues ende nuk është paraqitur në gjykatore.

Siç ka mësuar Koha Ditore disa nga të akuzuarit në këtë rast nuk kanë pranuar ftesa për seancën e sotme dhe se seanca dështon nëse të pranishëm nuk janë të gjithë të akuzuarit.

Në seancë nuk janë sjellë ende as të akuzuarit të cilët janë në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës për raste të tjera penale. Në seancë i pranishëm është ish-deputeti, Azem Syla.