Arbëri

Hoxhaj takon këshilltarin e Merkelit: 2019-a vit i mundshëm për marrëveshje me Serbinë

Descriptive Text

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga këshilltari kryesor i kancelares së Gjermanisë, për politikë të jashtme, Jan Hecker, transmeton KTV.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se e ka informuar Hecker për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që janë ndërmarrë nga ana e Kosovës për vazhdimin e dialogut.

Hoxhaj tha se viti 2019, paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike, e cila tha se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Ai theksoi se roli dhe mbështetja e Gjermanisë, sikurse edhe e aleatëve të tjerë të Kosovës në procesin e dialogut është jashtëzakonish e rëndësishme.

“Diskutim i frytshëm me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Merkel për politikë të jashtme, Jan Hecker. E informova për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe hapat që kemi ndërmarrë në funksion të vazhdimit të dialogut me Serbinë. Roli dhe mbështetja e Gjermanisë dhe e aleatëve të tjerë të Kosovës në procesin e dialogut është jashtëzakonisht e rëndësishme. Viti 2019 paraqet momentum shumë të favorshëm për arritjen e një marrëveshjeje historike, e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.