Haradinaj: Qeveria do të ndërmarrë hapa adekuatë ndaj zjarreve

Haradinaj: Qeveria do të ndërmarrë hapa adekuatë ndaj zjarreve

10 March 2019 21:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë Qeveria e Kosovës po analizon situatën e fundit të zjarreve në vend dhe se do të merren hapa adekuatë për këtë.

Pasi sot në flakë u përfshi qendra tregtare “Viva Fresh” në Gjakovë, Haradinaj ka premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër këtij biznesi gjatë kësaj periudhe.

Pishat e Deçanit rrezikohen nga zjarri

“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë. Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme