Arbëri

Simiq: Serbët në Kosovë mund të shpallen skllevër

Serbët e Kosovës po mendojnë t’i braktisin institucionet e Kosovës, “por të gjitha vendimet do t’i marrim në marrëveshje me Beogradin” , ka thënë nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq, transmeton Koha.net.

Sipas tij, Kosova gjatë muajve të fundit po zhvillon aksione të vazhdueshme në mënyrë që ta vështirësojë jetën e serbëve këtu.

“Miratimi i Platformës ia ka humbur krejtësisht kuptimin dialogut. Përpjekja për rrëmbim të potencialeve ekonomike dërgon mesazh të qartë se serbët mund të shpallen skllevër. Për shkak të humbjes së kuptimtit të jetës së serbëve, ne kemi kërkuar braktisjen e institucioneve të Kosovës”, citon rts të ketë thënë Simiq.

Sipas tij, nëse bashkësia ndërkombëtare, ka interes çdo gjë në Kosovë do të zgjidhej shpejt.

“Është e qartë se disa vende perëndimore nuk po dëshirojnë që këtu të mbretërojë paqja afatgjate”, ka përfunduar nënkryetari i Listës Serbe.